3 DERRKUCËT – RIKTHEHET PËRRALLA PLOT HUMOR DHE SURPRIZA 🎶🌲
Na ishte njëherë, në një pyll, një ujk… 🐺
Ujkut i pëlqente të këndonte dhe ëndërronte të bëhej një yll muzike. 🎤✨ Ai këndonte nga mëngjesi deri në darkë, por… ishte gjithmonë i uritur, sepse nuk ushqehej kurrë!
Të gjitha kafshët e pyllit e tallnin pa pushim, por ujku vazhdonte të mos hante. Derisa një ditë vendosi të ndryshojë gjithçka! Ai vendosi të provojë ushqimin më të mirë, më të shijshëm, më të veçantin në botë…
🤫 Po kush është vallë? Kush është? Kush?
Ju ftojmë në një shfaqje argëtuese dhe plot fantazi për të vegjlit dhe jo vetëm!
👨👩👧👦 Mosha: 4+
📍 Teatri i Kukullave
🗓 Datat & Orari i shfaqjeve:
• 13, 14 qershor – Ora 10:30, 11:30
🎭 Regjia: Paolo Comentale
🧸 Kukullat: Lucrezia Tritone
🎨 Ass. Skenograf: Eldo Disha
🎵 Muzika: Walter Bagnato
🎧 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🔧 Teknik Skene: Gildian Dashi
🎭 Punëtor Skene: Bernard Rakipi
👥 Me aktorët:
Florian Kokona, Elidon Alika, Jorida Meta, Ilia Kaçi,
Ermonela Alikaj, Madi Selimi, Albana Koçaj, Aleksandër Grami
Mos e humbisni këtë aventurë plot të qeshura dhe surpriza! ❤️