Dyshja italiane e shumë hiteve, MARNIK vijnë për herë të parë në Shqipëri në skenën e Eagle Beat Festival!

Anja Dervishi
02/05/2025

MARNIK vijnë këtë verë në Tiranë! Dyshja italiane, autorët e shumë hiteve që kanë grumbulluar mbi 1 miliard klikime dhe performanca madhështore në Tomorrowland e jo vetëm. Pas bashkëpunimeve me Steve Aoki, Timmy Trumpet, dhe R3HAB, ata do të sjellin beat-in e tyre në Eagle Beat Festival!

Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar. Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali marramendës.

Mos e humbisni, blini biletën tani, e cila do të jetë e vlefshme për të treja ditët e eventit. Për më shumë informacione klikoni në kuadr.com/event/eagle-beat-festival-2025/

Më shumë