Verë dhe portokalle

Sindi Metushi
02/07/2025

“Verë dhe portokalle” është një aktivitet festiv dhe argëtues që do të zhvillohet në zemër të Vlorës, në Sheshin “Lungomare”, më 5 korrik 2025, duke filluar nga ora 20:30. Ky aktivitet sjell në qytetin bregdetar një nga trupat më të dashura të humorit shqiptar – Portokalli, të cilët përmes performancave të tyre unike, shakave origjinale dhe personazheve të njohur do të ofrojnë një shfaqje artistike dhe argëtuese të nivelit të lartë për publikun e gjerë. Qëllimi i këtij aktiviteti është të pasurojë jetën kulturore të qytetit gjatë sezonit turistik, të krijojë një hapësirë ​​të gjallë shoqërore për banorët dhe vizitorët, si dhe të promovojë Vlorën si një destinacion modern dhe tërheqës. Eventi do të sjellë momente relaksi dhe të qeshurash në një mjedis të hapur, buzë detit, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e komunitetit. Aktiviteti organizohet nga Bashkia e Vlorës dhe mbështetet nga kompani partnere si DigitAlb, OTP Bank, Vodafone, Aranxhata dhe Elbar. Shfaqja është falas dhe e hapur për të gjithë qytetarët dhe turistët në qytet. Një natë e paharrueshme, ku arti i humorit takon bukurinë e verës në Vlorë!

July 5, 2025

Event Hours 20:30

Më shumë