“Hemingway Jazz Fest” vjen me edicionin e 12-të! Dy netë të zjarrta plot muzikë që nuk duhen humbur kurrësesi…

“Hemingway Jazz Fest” prej vitesh është shndërruar në traditë. Këtë vit ky festival vjen në edicionin e 12-të të tij me dy netë plot ngjyra në datat 20-21 Korrik në Korpusin Universitar. Kjo është një festë që bën bashkë muzikën e mirë, miq të rinj dhe të vjetër, artdashës të vërtetë të cilët kanë qenë prezent që kur ky festival ka nisur në Tiranë 2013.
Nata e parë – 20 Korrik
Gabriela Mendes
Ashtu si diva e Cabo Verde-s, Cesaria Evora, Gabriela Mendes lindi dhe u rrit në qytetin e Mindelo, në ishullin e São Vicente, një nga ishujt veriorë në Cabo Verde. Që në fëmijërinë e hershme, duke ndjekur shkollën e muzikës, Gabriela mësoi të këndonte meloditë dhe ritmet e Cabo Verde-s.
E inkurajuar nga miqtë e saj virtuozë Bau, Voginha apo Bius, ajo e kuptoi shpejt se pasioni i saj për muzikën po merrte gjithnjë e më shumë rëndësi në jetën e saj. Në fund të viteve ‘90, Gabriela organizoi koncerte në publik njëri pas tjetrit. Në vitin 2000, ajo u ngjit për herë të parë në skenën e një festivali, që ishte në Santo Antão, dhe pak muaj më vonë, u ftua në Festivalin e Santa Maria (ishulli i Sal) ku ajo këndoi për 40,000 njerëz, e shoqëruar nga muzikantët e Cesaria Evora-s. Sukseset e saj janë të shumta dhe mezi presim që zëri i saj melodioz të na shoqërojë natën e parë në “Hemingway Jazz Fest 12”.
Balkan Paradise Orchestra
Balkan Paradise Orchestra (BPO) u themelua në vitin 2015 nga një grup mikeshash, nga pasioni i përbashkët për muzikën “balkan brass”, si dhe dëshira për të krijuar një orkestër unike në Barcelonë. Ajo që fillimisht nisi si një projekt muzikor performancash në rrugë, u zhvillua duke formuar një grup prej 10 vajzash. Fillimisht, BPO performonte muzikë nga Ballkani nga ku mori edhe emrin grupi, nga ku më vonë nisën të krijonin kompozime origjinale duke përfshirë këndvështrime të ndryshme nga çdo anëtare e grupit.
Grupi tërheq një audiencë të gjerë globale me performancat e tyre energjike dhe spontane. Përgjatë karrieres së tyre 10 vjeçare, ato kanë nxjerre tre albume të suksesshme në treg duke fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare duke përmendur çmimi i parë në Haizetara International Street Music Contest (2017) dhe Best Folk Album by Enderrock (2018).
Albumi i tyre më i fundit, “Néctar” (2024), është frymëzuar nga bletët dhe jetesa në harmoni. Performancat e tyre kanë qenë të suksesshme në Barcelonë dhe Madrid, duke pasuar me një turne ndërkombëtar që përfshin shtete si Franca, Gjermania dhe SHBA.
Nata e dytë – 21 Korrik
The Original Blues Brothers
Qershia mbi tortë e këtij viti dhe privilegji është që në këtë edicion të 12-të do të jenë të ftuar në “Hemingway Jazz Fest” banda “The Original Blues Brothers”. Ndoshta Jake dhe Elwood e kanë vjedhur gjithë vëmendjen, por grupi i tyre përmban disa nga muzikantët më të talentuar të blues-it ndonjëherë. Këta artistë të jashtëzakonshëm kanë luajtur me legjendat si Roberta Flack, Blood Sweat and Tears, Paul McCartney, Frank Zappa, Dr. John, dhe Paul Simon, e shumë e shumë të tjerë.
Që nga ribashkimi në vitin 1988, “The Original Blues Brothers Band” ka pasur një ndikim të madh, duke performuar në festivalet më të njohura të jazz-it dhe blues-it në të gjithë Evropën, duke përfshirë The Nimes Fair në Francë, North Sea Jazz Festival në Holandë, Pistoia Blues Festival në Itali, dhe Montreux Jazz Festival në Zvicër, ku mahnitën deri në 60,000 njerëz në një shfaqje të vetme. Një natë e paharrueshme plot me blues, gospel dhe soul që do t’ju bëjë të këndoni dhe të vallëzoni, ju pret me 21 Korrik.
Njihuni me yjet që do të vijnë me datë 21 Korrik
Anëtarët nga filmi i 1980-ës “The Blues Brothers”:
“Blue” Lou Marini – Sax
Tom “Bones” Malone – Bari Sax and Trombone
Murphy “Magictones” Dunne Keys and Vocals
Nga filmi i 1998 “Blues Brothers 2000”:
Tommy “Pipes” McDonnell Vocals
Leon “The Lion” Pendarvis B3
Gjithashtu:
Francesco Red House Simon Guitar
Madrids Red House Revival, Tom Jones
Steve “Catfish” Howard Trumpet – Paul McCartney and wings
Lee “Funkytime” Finkelstein – Drums – “Tower of Power”
James “Hags” Haggerty – Bass – Josh Rouse, “The Autumn Defense of Wilco”
Bobby “Sweet Soul” Harden Vocals