Art

“Kur ndjenjat marrin zë” Ermonela Jaho

Sindi Metushi
28/08/2025

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për t’i dhuruar publikut shqiptar një mbrëmje të paharrueshme. Në këtë natë plot ndjenja dhe emocione, ajo kthehet jo vetëm si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si një simbol krenarie për artin dhe kulturën shqiptare.
Nën drejtimin e maestros Fabrizio Maria Carminati, njëherësh drejtor artistik i Teatrit “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e TKOBAP, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea etj.


E mërkurë, 17 shtator, ora 20:00.
Dita e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Më shumë