Programi i edukimit “Tirana qyteti në sytë e mi”

Sindi Metushi
03/10/2025

A dëshiron të eksperimentosh me skica, pikturë, kolazhe apo fotografi?
A do të shfaqësh krijimet e tua në një mini-ekspozitë?
A je kurioz të zbulosh Tiranën përmes një objektivi artistik?

Ejani në Galerinë e Tiranës dhe bëhuni pjesë e një aventure kreative që lidh qytetin, artin dhe talentin tuaj!
Këto punëtori u dedikohen të rinjve dhe fëmijëve që duan të eksplorojnë Tiranën me sy të freskët dhe imagjinatë të lirë.

Në kuadër të ekspozitës së hapur rishtazi në Galerinë e Artit Tiranë, të artistit italian @marcopietracupa ekipi i edukimit i GAT, nën udhëheqjen e @inaelezi , ka përgatitur një seri punëtorish krijuese të frymëzuara nga arti i tij.

E premte, 𝟎𝟑 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 – “Tirana qyteti në sytë e mi” / mosha 7–12 vjeç

E premte, 𝟏𝟎 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 – “Tirana Bardhë e Zi” / mosha 11–14 vjeç

ORA 11:00

Më shumë