
A dëshiron të eksperimentosh me skica, pikturë, kolazhe apo fotografi?
A do të shfaqësh krijimet e tua në një mini-ekspozitë?
A je kurioz të zbulosh Tiranën përmes një objektivi artistik?
Ejani në Galerinë e Tiranës dhe bëhuni pjesë e një aventure kreative që lidh qytetin, artin dhe talentin tuaj!
Këto punëtori u dedikohen të rinjve dhe fëmijëve që duan të eksplorojnë Tiranën me sy të freskët dhe imagjinatë të lirë.
Data: 10 Tetor
Ora: 11:00
Location
“Galeria e Artit Tirane”