Na ishte seç na ishte, një djalë që shumë frikë kishte. Ky na e mbante veten për luan dhe emrin të tillë e kishte, e quanin Luan. Mirëpo, ndryshe nga mbretërit e fuqishëm, luani ynë ishte Luanush; nuk ishte i guximshëm, ishte si lepurush. Aq shumë e kishte ai frikë errësirën, saqë nuk linte askënd t’ia fiknin dritën. Por, kur mbush 4 vjeç, e ëma i kërkon që të fillojë të mësohet me errësirën dhe ai ia premton. Drita fiket dhe errësira e mbulon. Tani Luanushit i duhet të përballet me krijesat imagjinare që mendja i krijon. Për fat ka fëmijët spektator. Nga një situatë në tjetrën, ata e bëjnë të kuptojë se frikërat dhe mendimet e këqija janë në kokën e tij. Në fund ai fle i qetë, i sigurt, me ëndrra të bukura dhe gati për një mëngjes më sfidues; mbase si një luan i vërtetë.
Premierë 30 Tetor / Ora 10:30
Si edhe më 31 Tetor, 1, 2 Nëntor / Ora 10:30
Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teksti & Regjia: Endri Çela
Video animation: Ilir Kaso
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Muzika: Petrit Jakupi
Koreografia: Semela Skënderasi
Interpretojnë: Muhamed Babamusta, Eva Gjika, Klaudio Gega