Nata e Bardhë

Sindi Shkira
28/11/2025

29 Nëntor – “Mos u Nxeh me Lojërat Popullore”

Ora 10:00
📍 Micro-Folie Tirana

Një aktivitet argëtues e ndërveprues ku rikthejmë një nga lojërat tona tradicionale më të dashura. Përmes lojës nxisim bashkëpunimin, durimin, komunikimin dhe krijojmë ura mes brezave duke i dhënë kuptim të ri fjalës: bashkë.

30 Nëntor – “Inteligjenca Emocionale” me Abdullah Veliu

Ora 10:00
📍 Micro-Folie Tirana

Një bisedë e thjeshtë, e kuptueshme dhe frymëzuese mbi menaxhimin e emocioneve. Një hapësirë ku të rritur e fëmijë mësojnë si të shprehin ndjenjat, të kuptojnë të tjerët dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme në jetën e përditshme.

Ejani të përjetojmë së bashku një Natë të Bardhë ku dialogu, emocionet dhe lojërat popullore bëhen ura lidhëse mes brezave.

Më shumë