Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore
Tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës ndërthuren në një spektakël që sjell në skenë shpirtin e trashëgimisë sonë kombëtare.
Të ftuar mjeshtrit e folklorit:
• Vendim Kapaj – fyell
• Pjetër Matusha – lahutë
• Grupi “Fyejt e Gramshit”
• Hatixhe Lushi
Me pjesëmarrjen e veçantë të “Nderit të Kombit”, Bujar Asqeriu.
Kjo mbrëmje është një udhëtim artistik në rrënjët e identitetit tonë nëpërmjet thesareve shqiptare të shpallura pasuri e njerëzimit nga UNESCO, perla që përfaqësojnë identitetin, historinë dhe shpirtin tonë kombëtar.
Mos mungoni!
Data
22/23 Shkurt
Location
Teatri i Operas dhe Baletit