Shfaqje për fëmijë dhe jo vetëm, me ide dhe regji nga ENDRI ÇELA
SINOPSI:
“Dritëza” është një shfaqje pa tekst, e ndërtuar përmes etydeve, lëvizjes dhe
marrëdhënies që aktori krijon me dritën në skenë.
Shfaqja rrëfen udhëtimin fëmijës që nga lindja deri në momentin kur është gati të
ecë i pavarur.
Në një hapësirë të errët dhe poetike, drita shndërrohet në marrëdhënie, lojë dhe
udhërrëfyes. Një dritë e ngrohtë përfaqëson prindin, sigurinë dhe mbështetjen e
parë të fëmijës, ndërsa dritat e tjera, më të vogla dhe më të paparashikueshme,
shfaqin botën e vëllezërve, miqësisë, shoqërisë dhe përvojës. Fëmija eksploron,
gabon, kthehet dhe mëson përmes lidhjes që krijon me këto drita.
Me kalimin e kohës, dritat e jashtme zbehen dhe largohen, duke e lënë fëmijën
vetëm në errësirë. Pikërisht aty, ai zbulon një dritë të vogël brenda zemrës së tij.
Kjo dritë rritet dhe bëhet forca që e udhëheq përpara, i sigurt dhe i pavarur.
“Dritëza” është një ftesë për fëmijët që të besojnë në dritën e tyre të brendshme.
Premier
11-12-13-14 -15 Mars
Ide dhe regji : ENDRI ÇELA
Muzika : Petrit Jakupi
Kostumografia : Sofi Kara
Skenografia : Beqo Nanaj
Interpretojnë : Semela Skenderasi, Shandi Ismailaj dhe Mariel Brahimllari.