Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

Silvia Tabaku
08/03/2021

Ndërtuar në vitin 1931, kjo shtëpi, fillimisht ka pasur funksionin e një klinike obstetrike me nismën e mjekut të shquar shqiptar Dr. Jani Basho (1892- 1957) dhe e drejtuar prej tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s. Në vitet e para të pasluftës kjo shtëpi u përdor si qendër hetuesie, pra dhe si vend ku bëheshin tortura dhe ka qëndruar si e tillë deri në vitin 1948 kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë. Për dekada të tëra kanë qarkulluar legjenda rreth “Shtëpisë me Gjethe”, fryt i sekretit dhe i misterit me të cilin mbështillej kjo shtëpi. Sot me një projekt të Ministrisë së Kulturës ajo është kthyer në muze i cili do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat dhe shpirtrat e njerëzve.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
muzeugjethi.gov.al

Adresa: Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë

Info

Orari: E hënë pushim/E martë - e shtunë 10:00-17:00/E dielë  09:00 - 14:00

Të tjera