Art

“Hello, I am Mephisto” parë nga sytë e Ema Andreas!

Silvia Tabaku
29/01/2022

Bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdokujt në shoqëri ka ardhur dhe shfaqja “Hello I am Mephisto”. Një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia në drejtimin e Dino Mustafic, drejtor i teatrit Kombëtar të Sarajevës.

Në lidhje me këtë super shfaqje, producentja Ema Andra ka dhënë edhe mendimin e saj jo vetëm në lidhje me të por edhe na ka dhënë një vështrim shumë të qartë sesi e shikon ajo vetë këtë shfaqje.

“Hello, I am Mephisto” është një shfaqje e një standardi normal që e gjen përtej nesh. E vërteta është se në Shqipëri publiku nuk është mësuar dhe ky nuk është perceptimi im, vjen nga rrëfimet e shumë kolegëve që i kam takuar dhe që thonë se nuk jemi mësuar. Kjo më bën të ndihem akoma më mirë sepse do të thotë që po ofrojmë diçka ndryshe dhe diçka të re, për të mos thënë e jshtëzakonshme.

Shfaqja është një udhëtim, është shfaqje autor pra nuk është një shfaqje klasike me një ndodhi klasike ku fillon paraqitja, zhvillimi, drama, pika kulmore, konfliki, zgjidhja, epilogu, prologu. Jo, nuk është një shfaqje e tillë. Është  e ndërtuar në stilin post-modern ku imazhi dhe ngjarja fragmentarizohen dhe përmes tyre e gjitha linja është e ndërtuar nga autori, e cila do të përkojë shumë me komnikimin që ka dëshirë shfaqja të bëjë. Në fakt është vetë jeta. Pra fillon si një shfaqje që të çon nga personalja tek shoqërorja, nga shpirtërorja tek ngjarjet e vërteta, nga dimensioni kohë i brendshëm në një dimension real. Natyrisht që është një shfaqje që ka bazë ka tekste edhe nga Gëte dhe Klaus Mann. Pra shpesh ne do të shikojmë që në shfaqje shkojmë në periudha diktatoriale, në periudhën e nazizmit, kalojmë në periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri në një fragment tjetër dhe sidomos në atë të sotmen, në atë që ne perceptojmë që mund të ishte një pasojë e sjelljeve tona mefistofeliane në shoqëri për të ardhmen. Që nga familja, nëna, fëmija dhe deri tek raportet tona sesi i trajtojmë kafshët dhe si sillemi nga ana politike. Pra cila është pasoja e sjelljeve tona, kompromiseve tona të mëdhaja. Tanimë në ditën e sotme edhe në përditshmëri është një gjuhë e kultivuar që të përdorësh termin Mefisto në tavolinë.

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë