Tani na mbetet vetëm të bëhemi gati sepse të hënën Maluma do të jetë në Tiranë!

Silvia Tabaku
11/03/2022

Tashmë është bërë fakt i kryer! Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmejt një postimi në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/Ca7Czi3vgPX/

Gjithashtu para pak ditësh në një intervistë Uarda Koci ka treguar edhe se si u bind Maluma të vinte në vendin tonë më 14 mars. Ajo u shpreh se kur kishin komunikuar me stafin e këngëtarit të njohur, ata kishin thënë se nuk e njihnin Tiranën dhe se orentimin rreth saj e bënë me shtetet fqinje.

Ndërkohë kompania organizatore ka ka arritur të bindë artistin duke iu referuar projekteve të suksesshme që kanë patur. Duke e konsideruar këtë si një nga eksperiencat më të bukura Uanda shtoi se:

Shqipëria është futur për herë të parë në një tur të një artisti me famë botërore.

Kujtojmë se koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë së COVID-19. Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat. Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe fansat e tij janë të panumërt. I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy”  i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón.

Më shumë