Art

Aktori Nik Xhelilaj zbulon planet dhe projektet e tij ekskluzivisht për TAR!

Silvia Tabaku
10/04/2022

Në eventin e inagurimit të Agjencisë së Industrisë Kreative të shumtë ishin artistët e njohur që morën pjesë por një nga yjet që spikati ishte edhe aktori i njohur Nik Xhelilaj. Ai zbuloi planet dhe projektet e tij më të reja që pritet të vijnë së shpejti.

Si duket një investim i tillë si Agjencia e Industrisë Kreative në Shqipëri që i afron të rinjtë më shumë drejt artit dhe drejt kulturës?

Në sensin e organizimit gjithçka mbase është edhe më mirë se andej, vendndodhja çdo gjë. Sa herë që unë vij nga jashtë është për shkak të Gertit që marr më shumë informacion në lidhje me Tiranën, historinë e saj, çfarë po ndodh këtu, pse duhet të investohet në këtë kryeqytet. Dhe për këtë arsye kam ardhur këtu sot jo vetëm për të mbështetur mikun tim por edhe ndjej një lloj vetëkënaqësie sepse normalisht që të merr malli. Këtë radhë më duket se të rinjtë kanë më shumë një tentativë për të ndejtur në Shqipëri. Ideja ka qenë që të iknin por më duket se po ndodh e kundërta sepse duket që ka një tërheqje. Distancat tani janë bërë të afrueshme dhe nuk është më si dikur.

Aktori i njohur Nik Xhelilaj gjithashtu ka treguar se do të vijë me plane dhe me projekte të reja që kanë të bëjnë me vendin tonë, ai ka thënë gjithashtu se do të qëndrojë për njëfarë kohe këtu për të zhvilluar dhe për të biseduar në lidhje me gjithçka.

Më shumë