Prindër të dashur, ja disa këshilla se si udhëtimi me fëmijët të mos shkaktojë stres për ju!

Anja Dervishi
12/05/2022

Të udhëtosh me një fëmijë mund të duket si një sfidë e vështirë, por për fat të mirë, ka disa truke të vogla që do të ndihmojnë që gjithçka të shkojë pa stres. Nëse është e mundur, planifikojeni udhëtimin në mënyrë që të përkojë me kohën kur foshnja normalisht shkon për të fjetur. Në këtë mënyrë do të shmangni nervozizmin dhe inatin.

Është e rëndësishme të përpiqeni të keni një rutinë të ngjashme me pushimet sikur jeni në shtëpi. Fëmija mund të jetë në gjendje të flejë për dy orë në krevat fëmijësh, por kjo kohë do të shkurtohet gjatë udhëtimit. Fëmija duhet të ndihet rehat, ndaj duhet të merrni disa batanije në makinë dhe sigurohuni që ta errësoni hapësirën.

Nëse foshnja juaj është më shumë se gjashtë muajshe, mund të përpiqeni ta argëtoni atë duke marrë një çantë, në të cilën keni vendosur më parë disa lodra të reja. Nxirrni nga një çdo gjysmë ore dhe luani me të. Çdo gjë e re do të jetë interesante për të dhe fëmija do të motivohet për të eksploruar. Ky është një shpërqendrim i madh për t’ju mbajtur të qetë.

Nëse planifikoni të shkoni në një udhëtim relativisht të gjatë, merrni parasysh ‘snacks’. Fëmijëve më shumë gjashtë muajsh duhet t’u jepen ushqime që nuk do të krijojnë shumë rrëmujë në makinë, si banane, rrush të thatë apo të ngjashme si këto.

Fëmija nuk duhet të qëndrojë në ulësen e makinës për më shumë se dy orë, ndaj duhet patjetër të bëni pauza. Nxirreni nga ulësja dhe vendoseni të shtrihet në mënyrë që të mund të zgjatet.

Më shumë