Art

Premiera e veprës për violinë “Love” vjen në datë 10 qershor në Teatrin e Operas dhe Baletit!

Silvia Tabaku
06/06/2022

Më 10 qershor vjen premierë botërore në Tiranë koncerti për violinë i kompozitorit të njohur Aleksandër Peçi. Premiera e veprës për violin “Love” vjen nën interpretimin e virtuozit 25-vjeçar, i famshëm në botë, Elvin Hoxha Ganiyev, shoqërua nga orchestra e RTSH-së me dirigjentin e famshëm turk, Murat Cem Orhan, ndërsa Drejtor Artistik është Aristidh Prosi.

Vetë kompozitori i emocionuar në pritje të premierës shpjegoi se vepra përmban një teknikë kompozicionale që për herë të parë përdoret në muzikë, me një superpozicion apo mbivendosje të temës mbi strukturën. Peçi tregon se tema dhe motivi janë material bazë e klasicizmit, ndërsa struktura është materia bazë e strukturalizmit në muzikën bashkëkohore. Peçi u shpreh se:

Një teknikë e re, një gjetje e re e origjinale e cila vjen për herë të parë, që askund se kam parë me kaq sa e njoh unë muzikën bashkëkohore për të sjellë një filozofi dhe estetikë ndryshe.

Duke shtuar se është pikërisht kjo që ai kërkon, të “shkëmbejë unazat” midis klasicizmit dhe strukturalizmit. Pas 4 veprave të shfaqura premierë në Vjenë mars-prillin e këtij viti, në 10 qershor pritet të shfaqet premiera botërore e dy veprave të kompozitorit të njohur, Aleksandër Peçi: koncerti për violin “Love” dhe vepra për orkestër “Diellore”.

Kompozitori është autori më i ekzekutuar jashtë Shqipërisë në këto 30 vite, me çmime te shumta. Si themelues i “Pianodrom” me 106 produksione për 9 vjet dhe një nga themeluesit e shoqatës “New Music”, është promotor i zhvillimeve moderne në kompozicionin shqiptar.

Më shumë