Pas tre aktivitetesh “Arts for Education” vjen me koncertin final më datë 17 shtator 2022, ora 20:00, pranë Katedrales Ortodokse Ringjallja e Krishtit.
Një bashkim forcash mes artit, edukimit dhe humanizmit bënë të mundur që në këtë koncert të performojnë emra të njohur të artit në Shqipëri, që do të dhurojnë një mbrëmje unike. Me të ardhurat nga biletat e koncertit, do të përmbyllet nisma me blerjen e kompjuterave që do të dhurohen për shkollat 9-vjeçare. Duke dhënë një mesazh për një botë më të mirë dhe më të pastër, në një ditë të shënuar siç është 17 Shatori ( World Clean Up Day), ju ftojmë të jeni pjesëmarrës dhe mbështetës në këtë nismë të rëndësishme për bashkëjetesën në Tokë.
Çmimi i biletës për një person është 500 ALL.
Me pjesëmarrjen e:
Kuarteti i Harqeve
Gëzim Bulgari – Violinë
Nikola Kondakçi – Violinë
Flobens Zyma – Viole
Gëzim Hysi – Violonçel
Nereida Fico – Soprano
Marina Kurti – Soprano
Xhieldo Hyseni – Bass / Bariton
Gerald Murrja – Tenor
Najra Qato – Soprano
Etrita Ibrahimi – Piano
Fjorda Veizaj – Piano
Vendim Kapaj – Fyell /Cylë Dyjare
Dorina Laro – Violoncel
Arben Derhemi – Aktor
Anxhelo Muçollari – Balerin
Aulon Naçi – Kompozitor
Arlinda Çausholli – Moderatore
Në kuadër të #TiranaEYC2022, ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter