Art

Java e Kulturës Kineze në Tiranë

Megi Daci
26/09/2022

Java e Kulturës Kineze 🇨🇳
26- Shtator – 02 Tetor 2022

Java e Kulturës Kineze nis të hënën e 26 shtatorit me aktivitetin “Duke përjetuar Taiji Kineze”. Mjeshtra kinezë do të paraqesin magjinë e arteve marciale të Kinës në sheshin “Italia” në orën 16:30. Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, në një postim në “Facebook”, përcolli ftesën ndaj kujtdo që dëshiron të marrë pjesë në festimet dhe në aktivitetet e shumta që do të mbahen gjatë gjithë javës së ardhshme.

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës, që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës, krijon një atmosferë të jashtëzakonshme e  shpërndan mesazhe pranimi. 

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë