Art

“Night life”, një film komedi gjerman që nuk duhet humbur!

Megi Daci
10/10/2022

Milo punon si barist në Berlin. Nëse ai nuk është duke e bërë ditën-natë duke festuar, zgjohet në shtrat me gra të panjohura dhe shikon se si të tjerët bëjnë një jetë krejtësisht normale gjatë ditës. Përmes një sërë rastësish një natë ai takon gruan e tij të ëndrrave Sunny. Ajo e do muzikën më shumë se çdo gjë dhe ka marrë nga shefi i saj një ofertë për të punuar për një kompani diskografike në Atlanta. Javën e ardhshme ajo duhet të shkojnë në SHBA. Të dy takohen në një takim në të njëjtën mbrëmje, pas kësaj Milo do të pengojë gruan e jetës të largohet nga qyteti. Takimi romantik përshkallëzohet kur miku kaotik i Milo-s, Renzo shfaqet papritmas, dhe gjysma e botës së krimit të Berlinit i është vënë prapa. Është fillimi i një ndjekje të çmendur natën në Berlin.

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në [email protected] deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët.

Tiranë: Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, 18 Tetor, ora 18:30, në oborrin e Ambasadës Gjermane.

(versioni origjinal në gjermanisht me titra në shqip)

Më shumë