Ne po festojmë jashtë sot – Një festë ndryshe në rrugë

Megi Daci
11/10/2022

GIZ Shqipëri po mbështet Bashkinë e Tiranës për të promovuar ecjen në këmbë dhe me biçikletë, duke nxitur lëvizshmërinë miqësore me mjedisin në kryeqytet.
Si pjesë e aktiviteteve të Tetorit Gjerman, sëbashku me “Qendrën Marrëdhënie”, do të organizojmë një festival në rrugë për të dëshmuar potencialin e rrugëve si hapësira publike.

Objektivi botëror 1.5 gradë i ndryshimeve klimaterike nuk mund të arrihet pa ndryshime në lëvizshmërinë urbane. Një shembull shumë i mirë është përdorimi alternativ i hapësirës së rrugës dhe diskutimi për rishpërndarjen e hapësirës. Ne organizojmë një festival në rrugë për të dëshmuar potencialin e rrugëve si hapësirë publike. Kjo nismë kontribuon në diskutimin rreth shpërndarjes së drejtë të “hapësirës” si një resurs i pakët në qytet.

Të gjithë janë të ftuar ta përjetojnë këtë ndryshim. Me lojëra dhe argëtime për të rinj e të mëdhenj, rruga do të kthehet në një shesh publik.
Ftojmë qytetarë të grupmoshave të ndryshme të na bashkohen në datën 11 Tetor, ora 17:00, në një aktivitet me lojëra dhe argëtime që do të kthejë rrugën “Pjetër Bogdani“ në kryeqytet në një shesh publik.
Për më shumë informacion: https://tetori-gjerman.com/events/182

Më shumë