Art

Java e Kulturës Austriake

Megi Daci
18/10/2022

Shqipëria 🇦🇱 mikpret Austrinë 🇦🇹

Bëhuni gati për Javën Kulturore Austriake

Një kalendar i pasur aktivitetesh ju pret në datat 17 – 23 tetor 2022 🤩

Në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, ka nisur mbrëmë java Kulturore Austriake me ekspozitën “Kioska” të Robert Pichler dhe koncertin e grupit “Viech” në Qendrën Kulturore “Tulla”.

Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, kjo javë do të jetë me një larmi aktivitetesh, që nuk ndalen vetëm tek ato artistike, por shkojnë përtej.

Do të kemi ekspozita, që nuk përcjellin vetëm kënaqësi estetike, por ngrenë edhe pikpyetje mbi zhvillimin e shoqërisë; do të kemi koncerte, por edhe aktivitete sportive, që ftojnë dashamirësit e futbollit e të biçikletave; por edhe leksione e diskutime të hapura mbi politikën, mbi letërsinë që bart mesazhe të forta mbi njeriun në shoqëri tranzicioni; pa lënë mënjanë aktivitetet mbi teknologjinë, duke tërhequr veçanërisht vëmendjen e të rinjve.

Teksa synimi i MK ka qenë që Javët Kulturore të mos stacionoheshin vetëm në Tiranë, po të udhëtonin nëpër Shqipëri, Java Austriake me aktivitetet e saj shkon edhe në Shkodër, Durrës e Vlorë.

Ministrja Margariti, i ka shprehur falënderime ambasadorit të Austrisë në Tiranë, z. Christian Steiner për bashkëpunimin dhe dashurinë që ka për vendin tonë, që e ka shtyrë të mësojë edhe shqipen; si dhe stafin që punon pa u lodhur për mbarëvajtjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë