“Hirushja”, premiera më e re vjen në fundjavë për të vegjëlit e kryeqytetit

Megi Daci
26/10/2022

Fëmijë, ashtu sic ju premtuam në këtë fundjavë do të sjellim premierën e re të këtij teatri, për tju falur sa më shumë argetim e kënaqësi! Ejani të ndiqni shfaqjen ” Hirushja ” e cila është shkëputur nga kolana e artë enkas për ju! ✨😊

Një komedi satirë e cila shtjellon një ngjarje tejet të njohur nga fëmijet por sjellë në një mënyrë komike si nga gjuha ashtu edhe nga situatat në të cilat vendosen personazhet. Hirushja është ajo vajza e dlirë, e dashur, punëtore e cila vuan ligësinë e njerkës dhe thjeshtrave të saj të cilat, jo vetëm i kane marrë shtëpinë dhe gjithë c’ka por, duan ti marrin edhe shpirtin. Një mbret i cili do me cdo kusht të martojë të birin dhe ti kalojë detyrimet që të jetojë ca kohe i qetë e të shijojë nipa e mbesa. Një Lolo të cilit i bien të gjitha barrat në shpinë dhe mundohet të cojë cdo porosi të të Zotit në vend. E gjithë jeta e tyre merr kthesë kur mbreti pa pyetur askënd vendos të martojë djalin brënda natës. Situata të shpejta, etyde komike dhe pak pluhur magjik dhe cdo gjë shkon në vend sic duhet të ishte.😍

Këtë fundjavë në Sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të ndiqni:

Shfaqja “Hirushja” 👸 👡

14 Janar , E Shtunë, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲
15 Janar , E Dielë, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲

Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja”. Për prenotimin e biletave mund të kontaktoni nr. 0694466699
Ju falenderojmë per mirëkuptimin.
Çmimi i biletës : 100 Lekë
Sponsor Gjeneral i Teatrit te Kukullave
Raiffeisen Invest

Më shumë