Art

Shqipëria mikpret Emiratet e Bashkuara Arabe

Megi Daci
09/11/2022

Shqipëria 🇦🇱 mikpret Emiratet e Bashkuara Arabe 🇦🇪
12- 18 Nëntor 2022

Një javë plot aktivitete artistike dhe kulturore.

Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare Kulture, nga 12-18 nëntor, nisi Java e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila do të karakterizohet me nga muzika tradicionale, kulinaria dhe ekspozitat e ndryshme.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë të ditur se sot java do të mirëpres performancën e Bandës Kombëtare të Emirateve, e cila mbahet prej orës 17, në Pallatin e Brigadave.

Kremtojmë Javën e Emirateve të Bashkuara Arabe me një performancë nga Banda Kombëtare e Emirateve.

Banda Kombëtare e Emirateve u krijua në janar të vitit 2020 nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si pjesë e strategjisë së saj për të fuqizuar dhe nxitur sektorin kulturor dhe krijues, për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të zhvilluar dhe prezantuar krijimtarinë e tyre nëpërmjet trupës muzikore, dhe njëkohësisht për të ruajtur frymën e identitetit të Emirateve, artistikisht dhe muzikalisht, për të pasuruar Bibliotekën Kombëtare të Shtetit me krijime të shquara muzikore dhe artistike.

Festa do të mbyllet me një shijim të ushqimit arab përgatitur nga shef Khaled.

Po ashtu Java e Kulturës Arabe, ka hapur ekspozitën homazh për palmat e njohura si “Hurmat e Arabisë”, si një nga dhuratat më të çmuara të natyrës dhe vë në pah rëndësinë e tyre përgjatë historisë së qytetërimit njerëzor.

E kuruar nga Khulood Bin Thani dhe Fatma Al Mahmoud, ekspozita paraqet krijimet e shtatë stilistëve të Gjiri Arabik, të cilët kanë punuar në vepra brenda fushave të tekstileve, objekteve të punuar me dorë dhe arkitekturës.

Ashtu siç tregon edhe vetë titulli i ekspozitës, “Fashcultivate” dizajnerët kanë hulumtuar gjerësisht palmat dhe kultivimin e tyre, duke përcaktuar kështu narrativa të caktuara që i përafrojnë me idetë e tyre, duke i shkrirë me krijimtarinë e tyre artistike.

Java kulturore Arabe, vazhdon deri më 18 nëntor.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter


Më shumë