
29 dhe 30 nëntor, ora 19:00.
📍Skena e #TKOB.
❇️”Eksodi ndan popujt dhe klanet. Familjet janë copëtuar. Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit për t’u mundësuar atyre një të ardhme më të mirë. Ndonjëherë fëmijët kanë sukses – shpesh jo. Bandat pasurohen nga mjerimi i të arratisurve dhe i sjellin në situata edhe më të këqija.
E ardhmja nuk është kudo e mundur. Koreografia e Eno Peçi-t tregon për familjet e shkatërruara, për fëmijërinë e humbur, për nënat e braktisura që kërkojnë kuptim në mërgimin e fëmijëve të tyre”.
🎟Biletat shiten në sportelin e TKOB nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
🎟Biletat kushtojnë 500 lekë dhe 800 lekë.
Ju mirëpresim!
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë