“Teatri i Fantazisë”, premiera më e re për fëmijë në TKEKS

Megi Daci
08/03/2023

Teksti dhe regjia:  Endri ÇELA

Koreografia: Aledia Kondaj

Muzika : Florjan Hoxha

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografia: Sofi Kara

Interpretojnë : Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Anxhelo Shkreli, Xhoana Karaj, Flori Hoxha.

Premiera më e re për fëmijë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ngjitet në skenë duke filluar nga datat 11 dhe 12 Mars ora 10:30.

Sinopsi:

Katër aktorë dhe një muzikant komunikojnë drejtpërdrejtë me publikun duke u treguar se çfarë është teatri dhe si ta përdorin fantazinë dhe imagjinatën për të krijuar një shfaqje. Por ku ka më mirë sesa ta bëjmë një shfaqje ku të fantacojmë dhe të ecim mbi imagjinatën tonë. Aktorët kanë zgjedhur zgjedhin përrallën e Pinokut dhe e rrëfejnë në mënyrën e tyre. Përshtasin tekstin dhe personazhet dhe i mishërojnë siç i mendojnë ata, përdorin objektet dhe kostumet që iu gjenden në skenë dhe krijojnë atmosfera gati magjike skenë pas skene.

Duke qenë e bazuar tek një përrallë klasike, më të vegjlit e kanë të lehtë të ndjekin ngjarjen, mësojnë si krijohet dhe si përdoret imagjinata e fantazia.

Më shumë