Nis në fund të këtij muaji edicioni i 19-të i Festivalit Operistik Marie Kraja, i cili u themelua 24 vite më parë. Me një juri profesionale, ku marrin pjesë artistë të njohur ndërkombëtar të zhanrit klasik, e vendosur në Shqipëri, Angli e Itali do të marrin pjesë në gjysmëfinale 16 artistë të rinj, nga më shumë se 300 kokurrentë.
Më datë 30 dhe 31 mars Tirana mirëpret në skenën e Operës, edicionin e 19 të Festivalit “Marie Kraja”.
Do të jenë 16 artistë të rinj, nga katër kontinente, në dy mbrëmje të magjishme në “Gara e Arieve ” dhe “Gara e Këngëve ” ku do të interpretojnë në duet me yjet e muzikës shqiptare si: Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Era Rusi, Venera Lumani, Lindi Islami, Kamela Islamaj. Orkestra do drejtohet nga dirigjenti Martin Andre. Moderimi i festivalit këtë vit do të jetë nga sopranoja shqiptare e skenave ndërkombëtare Enkeleda Kamani dhe Blendi Salaj me pjesëmarrjen e mezzosopranos Vikena Kamenica. Yjet e rinj të baletit drejtohen nga Alisa Gjoni. Festivali i 19-të Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operistikë “Marie Kraja” do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 29, 30 dhe 31 mars.
📣BLINI BILETËN TUAJ NË SPORTELIN E #TKOB.
✅Sporteli është i hapur çdo ditë nga ora 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 20:00.
Ju mirëpresim!