Art

“ITALIAN SCREENS”, kinemaja e re italiane në Tiranë 28–30 Mars 2023

Megi Daci
27/03/2023

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Kinemaja e re italiane në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, Bashkinë Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me ITALIAN SCREENS, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit zgjedh filmat më të mirë italianë.

Për ekspozitën kinematografike të Tiranës u zgjodhën katër fillma, të ndryshëm për nga zhanri dhe ndërtimi i mjedisit ku zhvillohen ngjarjet: Ariaferma nga Leonardo Di Costanzo, çmimi për skenarin më të mirë dhe aktorin kryesor më të mirë; I fratelli De Filippo nga Sergio Rubini, një film që gjurmon historinë e dy autorëve të mëdhenj të komedisë napolitane; Il materiale emotivo nga Sergio Castellitto, bazuar në një skenar të Ettore Scola dhe Freaks Out nga Gabriele Mainetti, një rrëfim magjik dhe surreal në Romën e pushtuar të vitit 1943.

Filmat do të shfaqen nga data 28 deri më 30 mars në Kinema Millennium në Tiranë (Rruga Murat Toptani), në italisht me titra në anglisht.

Italian Screens është një iniciativë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizionit, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.

Italian Screens përbën një mundësi tejet të rëndësishme për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’i prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që sistemi audioviziv italian ofron për të, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Ekspozita përfaqëson gjithashtu një mundësi mjaft të mirë network-u për të lejuar operatorët e sektorit të qendrojnë në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës, në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksionit për ata që rezlizojnë xhirimet në Itali.

Pas ndalesave në Miami, Atlanta, Los Angeles, San Paulo, New Delhi dhe Berlin, nisma do të prezantohet në Tiranë nga data 28 deri më 30 mars 2023 në prani të institucioneve, disa prej figurave më të njohura të kinemasë shqiptare dhe të ftuarve specialë nga Italia, regjisorë dhe protagonistë të filmave që do të shfaqen.

Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, organizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, me qëllim inkurajimin e mundësivë të takimit mes producentëve, distributorëve dhe krijuesve të të dy Vendeve.

Kalendari:

28.03.2023 ora 19:00

ARIAFERMA nga Leonardo Di Costanzo

Me: Toni Servillo, Silvio Orlando, Fabrizio Ferracane, Salvatore Striano, Roberto De Francesco

Dramë l Itali, 2021 l 122′

Një burg i vjetër i tetëqindës është në fazë ndryshimesh dhe si rezultat rregullat e ndarjes midis të burgosurve dhe rojeve janë liruar, duke krijuar shfaqjen e formave të reja të marrëdhënieve.

29.03.2023 ora 19:00

I fratelli De Filippo nga Sergio Rubini

Me: Mario Autore, Domenico Pinelli, Anna Ferraioli Ravel, Biagio Izzo, Giancarlo Giannini.

Dramë l Itali, 2021 l 137′

Historia e tre vëllezërve që jetojnë në Napoli me nënën e tyre: Peppino, Titina dhe Eduardo, fëmijët e panjohur të Eduardo Scarpetta-s, një aktor dhe dramaturg i njohur, më i famshmi i asaj periudhe.

Il materiale emotivo nga Sergio Castellitto

Me:Sergio Castellitto, Bérénice Bejo, Matilda De Angelis, Clementino, Sandra Milo.

Komedi l Itali, 2021 l 98′

Vincenzo jeton në Paris dhe drejton një librari. Pas një aksidenti, vajza e tij Albertina vendos të përqafojë mutizmin selektiv. Kur Vincenzo takon Yolanden, burri përballet me “materialin emocional” të mbajtur të fshehur.

30.03.2023 ora 19:00

FREAKS OUT nga Gabriele Mainetti

Me: Claudio Santamaria, Aurora Giovinazzo, Pietro Castellitto, Giancarlo Martini

Dramë l Itali, Belgjikë, 2021 l 140′

Në Romën e vitit 1943, katër miq punojnë në një cirk të drejtuar nga Izraeli, i cili zhduket papritur. Pa shefin e tyre për t’i drejtuar, Matilde, Cencio, Fulvio dhe Mario, ndihen të braktisur dhe kërkojnë një mënyrë për t’u larguar nga qyteti i pushtuar nga nazistët.

Më shumë