Colour Day Festival Albania po vjen!

Megi Daci
02/05/2023

Colour Day Festival po përgatitet për edicionin e tij të katërt më 20 Maj 2023 dhe premton të jetë një ngjarje vërtet e paharrueshme!
Veç argëtimit dhe momenteve të bukura, këtë vit, çmimi i biletës përfshin gjithçka që ju nevojitet për ta bërë përvojën tuaj në festival unike, duke përfshirë ngjyra dhe pije pa limit.

Festivali ka mirëpritur ndër vite disa prej artistëve më të njohur ndërkombëtarë, si LIL PUMP dhe Tujamo, gjithashtu dhe super yje vendas si Mc Kresha, Lyric Son, Capital T, Majk, Elvana Gjata, Alban Skenderaj, e shumë të tjerë.
Artistët e këtij edicioni nuk janë zbuluar ende, ndaj na ndiqni për më shumë informacione.

Colourday Festival është një mënyrë fantastike për të kaluar kohë cilësore me miqtë tuaj teksa bëheni ylli i shfaqjes kur ngjyrat e pafundme do t’ju zbukurojnë gjatë gjithë eventit.

Shihemi më 20 Maj 2023, për një eksperiencë vërtet të paharrueshme!

Për më shumë informacion:

Merr biletën tënde FALAS në VIVERE.AL

https://vivere.al/event/colourday-festival-albania/index.php?idev=37&lang=al&refer=

Më shumë