Art

Albania Dance Meeting Festival – Edicioni i 18-të, mos mungoni!

Silvia Tabaku
29/09/2023

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë pjesëmarrjen e Spellbound Contemporary Ballet me rastin e edicionit të 23-të të Albania Dance Meeting Festival. Trupa do të marrë pjesë me programin “An evening with Spellbound “ duke sjellë në skenë tre koreografi Unknown Woman, Ascent e Yes, of course it hurts.

UNKNOWN WOMAN

“Wnknown Woman” është një rrëfim i thellë e imagjinar në të njëjtën kohë, një koleksionues kujtimesh e mendimesh, përftim i bashkëpunimit dhe ndarjes njëzetvjeçare me një artiste të rëndësishme. Njëzet vite rrëfim i të fshehtave përmes lëvizjeve, bartëse të shëndetshme të së vërtetës; një bllok shënimesh pa rend, të cilin koreografi Mauro Astolfi, iu desh ta lexonte më shumë se një herë, për të kuptuar gruan dhe artisten që kishte përballë.

ASCENT

“Ascent” është simboli i konceptit të shkatërrimit krijues, një proces mutacioni i vazhdueshëm që revolucionarizon pandërprerë strukturën e një marrëdhënieje, duke shkatërruar pa reshtur të vjetrën e duke krijuar gjithmonë një mënyrë të re të të parit të tjetrit.

Është një veprim rrethor, i lirë nga modelet e parapërcaktuar, i cili zgjidhjen e vetme të mundshme e gjen tek të menduarit që largohet, për të shmangur mendësinë se fundi i një marrëdhënie duhet të jetë automatikisht fillimi i një tjetre.

YES, OF COURSE IT HURTS

“Yes, of course it hurts” lindi nga një përshtypje e fortë, e krijuar pas leximit të poezisë së mrekullueshme me të njëjtin emër të Karin Boye, një reflektim i thellë dhe i mprehtë mbi domosdoshmërinë e dhimbjes në jetën tonë, si një moment transformimi dhe kuptimi i pashmangshmërisë së saj.

Spellbound Contemporary Balet lindi në vitin 1994 nga koreografi Mauro Astolfi, drejtimit të së cilit iu bashkua dy vjet më vonë edhe Valentina Marini, me të cilën trupa nisi një aktivitet intensiv ndërkombëtarizimi. Spellbound sot renditet ndër propozimet italiane më konkurruese në nivel ndërkombëtar, duke bindur audiencën e festivaleve kryesore në Evropë, Azi dhe Amerikë.

Përvoja mbi 25-vjeçare në fushën profesionale, ka përforcuar njohuritë e një skuadre të konsoliduar profesionistësh, të aftë për të mirëpritur projekte produksioni dhe menaxhimi, me një vokacion të fortë ndaj ndërkombëtarizimit. Që prej vitit 2015, struktura e ka zgjeruar fushën e saj të veprimit, duke mirëpritur edhe artistë të tjerë në produksion, nën një vizion të shumfishtë të rinovuar. Aktivitetet e Spellbound, në fakt, përfshijnë një sërë projektesh në linjë me artistë dhe institucione të tjera në shkallë ndërkombëtare.

04.10.2023 ore 20.00
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tirana
ArTurbina – Rruga Sami Frashëri, Tirana, Albania
Ingresso libero / Hyrja e lirë

Më shumë