• Shadow – Euridika thotë •
Nga fituesja e Çmimit Nobel Elfride Jelinek
Përktheu: Gitta Honegger
Në bashkëpunim me: Theaterpunkt
E drejta e autorit: Rowohlt Theater Verlag
Regjia: Sabine Mitterecker
Me aktoret: Adriana Tolka, Albana Kocal, Flobensa Bazati
Inxhinier zëri: Wolfgang Musil
Skenografe: Alexandra Pitz
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf ekzekutues: Beqo Nanaj
Asistent regjisor: Endri Çela, Kevin Rrapaj
Një produksion i Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
27 – 28 – TETOR
19: 00
Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Orari i biletarisë: E martë – E Diel
10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00
• Ose rezervoni në: 0695717746
“Ndoshta duhet të shkoj në një koncert rock në vend të botës së nëndheshme?
Orfeu dhe Euridika janë mishërimi i të dashuruarve. Kur Euridika vdes para kohe pasi pickohet nga një gjarpër, Orfeu futet në botën e nëndheshme për ta rikthyer në jetë, duke magjepsur Hadesin me muzikën e tij.
Por çfarë ndodh nëse Euridika nuk dëshiron të kthehet? Po nëse ajo refuzon të shihet si simbol i dashurisë së tij që ai ka nevojë për ta shpëtuar? Çfarë ndodh nëse ajo hedh poshtë versionet e identitetit femëror që i ofrohen? I flak ato sikur të ishin rroba të stinës së kaluar?
Miti i lashtë grek dhe realiteti modern femëror janë të ndërthurura ngushtë në tekstin e Elfriede Jelinek, që na flet nga perspektiva e një zëri të papritur.
Po nëse vetë objekti i dëshirës ngre zërin e saj?