Art

“Yjet Shqiptarë të Diasporës” votat e jurisë dhe votat e publikut do të përcaktojnë fituesin

Silvia Tabaku
30/04/2025

Gjysmëfinalistet, 22 konkurrentët më të votuar në talent show-n “Yjet Shqiptarë të Diasporës” do të jenë në fund të Majit në Tiranë.

Në studion e Top Channel do të zhvillohet spektakli i gjysmëfinaleve dhe finales. Episodet do të transmetohen në primetime në Top Channel.

Konkurrentët nga Italia, Belgjika, Norvegjia, Anglia, Irlanda, Gjermania, Maqedonia e Veriut do të intepretojnë në zhanera të ndryshëm dhe me performanca spektakolare.

Konkurrentët më të votuar nga juria, si edhe nga votat e publikut do të jenë finalistët.

Konkurrenti që do të marrë më shumë vota nga juria dhe nga publiku do të shpallet “Ylli shqiptar i Diasporës”.

Publiku mund të votojë në website e Top Channel.
https://voto.top-channel.tv/

Shumë shpejt produksioni do të publikojë antarët e jurisë dhe moderatoren. Projekti i realizuar nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel.

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë