Art

Çfarë është Qendra Kulturore e Ministrisë së Brendshme/Arben Skënderi: Djepi i parë i…

Silvia Tabaku
29/05/2025

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë Arben Skënderi, Drejtori i Qendrës Kulturore e Ministrisë së Brendshme. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me të gjithë trashëgiminë e kësaj qendre dhe jo vetëm kaq…

Çfarë është Qendra Kulturore e Ministrisë së Brendshme?

Qendra Kulturore e Ministrisë së Brendshme për ata që kanë memorie por edhe për brezat më mbrapa në fakt është institucioni i parë i një arti të kultivuar që e ka pasur gjenezën që në vitin 1945 me një personalitet si Gaqo Avrazi, ka qenë dhe kolonel. Ai është personi që e ka pasur në mendje, ka krijuar koret e para të cila në dy vitet e para të ekzistencës kishin bërë mbi 70 koncerte në atë periudhë dhe pastaj institucioni u shëndosh me sektorë të tjerë të prodhimit artistik. 

Është djepi i parë ku të gjithë këta bënë provat e para me artin e kultivuar, mësuan zanatin dhe ia mësuan edhe njëri-tjetrit. Një institucion që ka lënë gjurmë deri vonë. 

Më shumë