“Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

Sindi Metushi
17/09/2025

Në një botë ku të dukurit vlen më shumë se të ndjerit, dy fëmijë motër dhe vëlla , kanë humbur në ekranet që kanë filluar të ndriçojnë më shumë se zemrat e tyre. Por në një fundjavë magjike, diçka e pazakontë do të ndryshojë gjithçka…
Kur fëmijët takojnë Njeriun Llamarinë, që është në kërkim të zemrës së tij fillon një udhëtim magjik që i çon përtej pamjes, përtej klikimeve, drejt një sekreti që nuk mund të shihet me sy. Por a është zemra një lodër që mund ta gjesh?
Me ndihmën e gjyshes së tyre të mençur, ata mësojnë të shohin përtej ekranit. Plot surpriza dhe me një seri ngjarjesh, fëmijët fillojnë të sfidojnë realitetin. Ata zbulojnë vlerat e vërteta që e bëjnë jetën plot me kuptim. Një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim.
Zemra nuk duket me sy, zemra thjesht ndihet…

Interpretojnë: Adriana Tolka, Klodian Çelmeta, Fabiana Proi, Shandi Ismailaj.

Koreografia: Semela Skënderasi
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara

Data

17/09/2025

Ora

10:30

Më shumë