Kisha Katolike “Zemra e shenjtë e Krishtit”

Silvia Tabaku
08/03/2021

Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës ishte e para në Shqipëri, që i kushtohej “Zemrës së shenjtë të Krishtit”. Faltorja në fjalë filloi të ndërtohej në vitin 1938 dhe u përurua në mesnatën e 24 dhjetorit 1939, përgjatë festës së Krishtlindjeve. Ajo është kishë jezuite e stilit roman, e ndërtuar nga Giovanni Santi (Udine, Itali).  Në kohën kur ndërtesat e kultit në Shqipëri u prishën (1967), Kisha e Etërve Jezuitë u kthye në kinoteatër, me emrin “Rinia”. Fasadës iu bë një ndërhyrje duke e bërë drejtkëndëshe, për të humbur formën e kishës.  Pas vitit ’90, kisha dhe fasada e saj u rikthyen në gjendjen e mëparshme dhe kisha u rihap në vitin 1991.  Në vitin 1997 në këtë kishe u mbajt mesha funerale për Nënë Terezën, e cili u nda nga jeta më 5 shtator të atij viti në Kalkuta, Indi.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
jesuits-eum.org
Facebook

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë

Info

Të tjera