Art

Roland Hysi zbulon për TAR, se “West Side Family” do sjellë projektin e ri që do të publikohet në…

Silvia Tabaku
10/04/2022

Në vitin 2022 si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Tirana sjell një tjetër institucion në varësi të bashkisë së saj për të integruar kulturën, artin dhe teknologjinë. Për të gjithë të rinjtë e kësaj gjenerate të cilët kanë prirje ndaj artit dhe ndaj së bukurës, për të rinjtë të cilët kanë dëshirën për të vazhduar përpara me qëllime dhe ambicie të qarta Agjencia e Industrisë Kreative është zgjedhja e duhur. Artisti Roland Hysi na ka treguar më shumë rreth saj dhe se si e shikon këtë koncept të ri novator që po i jep të rinjve mundësinë për të patur më shumë hapësirë të integruar drejt artit.

Ky është një vit shumë i rëndësishëm për Tiranën, është një vit me pafund aktivitetete dhe iniciativa të tilla që janë mbështetur edhe nga bashkia po ashtu edhe nga ne, janë nisma të cilat i duhen artit, kulturës dhe gjithçkaje.

Për disa vite u duk se arti dhe kultura u lanë në harresë por tani përsëri kemi një rikthim të fuqishëm të tyre.

Edhe arti edhe sporti janë mirë por ende nuk janë aty ku duhet. Përsa kohë që unë jam këtu është një provë edhe pse unë e kam treguar me vepra dhe jo me fjalë që ne duhet të qëndrojmë në Shqipëri dhe ne duhet që të investojmë në vendin tonë me të mirat dhe të këqijat e tij. Të gjithë kanë ikur dhe e kanë provuar dhe e kanë parë se të rikthehesh dhe të investosh në Shqipëri është një investim i duhur dhe më i mirë.

Në lidhje me planet e tij të reja, Landi ka treguar se brenda muajit prill pret që të promovojë një klip të ri që do të jetë në ndryshim me atë që “West Side Family” ka sjellë deri tani. Një projekt i ri i cili vjen në mbështetje të kulturës dhe të Tiranës. Me pak fjalë një dhuratë që do i bëhet publikut për të cilin ata janë shumë mirënjohës që i ka mbështetur gjatë gjithë kohës.

Më shumë