Princesha Argjiro

Silvia Tabaku
09/05/2022

“Princesha Argjiro” titullohet premiera e @teatrimetropol për fëmijë, një përshtatje e frymëzuar nga poema e Ismail Kadaresë. Kjo vepër vjen në skenë në mënyrë narrative, duke përfshirë në rrëfim një gamë të gjerë etydesh që e bëjnë aktive dhe vepruese poemën.
“Narratori vendoset në rolin e gjyshit që i tregon mbesës përralla çdo fundjavë dhe kësaj here rradhën e ka historia jonë shqiptare, historia e Gjirokastrës. Çdo etyd sillet nëpërmjet syve të vogëlushes Gresa, dhe zvogelohet dramaticiteti që përmban poema dhe përshtatet më shumë me publikun e fëmijëve” tregon Joana Omeraj, regjisorja e shfaqjes. Sipas saj dritat, ngjyrat dhe efektet do të jenë dhe në funksion të traditave tona shqiptare duke i veshur të gjithë pjestarët e etydeve dhe shfaqjes me kostume popullore tradicionale.
Pjesë integrale e shfaqjes do të jenë edhe disa punime në pikturë të artistit Anasatas Kostandini, të cilat do të projektohen në skenë. Shfaqja është ndërtuar me valle, kërcime e lojra të ndryshme, duke u bazuar mbi tradita e zakone shqiptare për t’i bërë fëmijët jo vetëm pjesë të shafqjes por edhe të mësojnë kulturën tonë të këngëve e valleve shqiptare e njëkohësisht duke ju ngacmuar atyre imagjinatën dhe kuriozitetin për kulturën tonë shqiptare.

Të shtunën dhe të dielë, ora 11:00, ju mirëpresim!

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Titulli: Princesha “Argjiro”
Frymëzuar nga poema e Ismail Kadaresë
Regjia: Joana Omeraj
As/regjisor: Roerd Toce
Koreograf: Sedmir Memia
Skenograf: Anastas Kostandini
Kënga: Ketjona Pecnikaj
Muzika: Ansambli Tirana
Interpretojnë: Ligoraq Riza, Luisa Dinellari , Ketjona Pecnikaj, Sedmir Memia , Silvana Brahimataj , Stiv Osmanaj , Megi Duka, Mario Bali.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Më shumë