Art

Na ndiqni live në facebook “Netët e leximit të dramës shqipe”!

Silvia Tabaku
29/06/2022

Të dashur miq,

Ju ftojmë të na ndiqni në Javën “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”, duke filluar këtë të shtunë, datë 2 Korrik 2022.

Teatri Kombëtar organizon këtë aktivitet në kuadër të edicionit të katërt të projektit “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”. Ne do të transmetojmë në faqen tonë zyrtare në Facebook 7 (shtatë) leximet artistike të veprave konkurrente, nga ku do të përzgjidhen veprat të cilat do të ngjiten në skenë për vitin 2023. Veprat pjesëmarrëse janë:

DJALI ME FYTYRË ZOGU
nga Arjan Krasniqi

ÇIFTET
nga Naun Shundi

PAHINTIKË NË ËNDËRR
nga Xhabir Ahmeti

MUSLIMANI
nga Enver Petrovci

DUKE PRITUR GOBON
nga Armand Bora

PALLATI I ËNDRRAVE
variacion i veprës me të njëtin titull nga
shkrimtari Ismail Kadare

KUJTIME TË PLAGOSURA
nga Diana Çuli

Në përfundim të Festivalit, do të ketë një diskutim me autorët, regjisorët dhe aktorët mbi veprat konkurrente, i cili do të zhvillohet pranë Qendrës ArTurbina.

Më pas, Teatri Kombëtar do të bëjë publike dhe veprat e pëzgjedhura, të cilat do të jenë pjesë e Kalendarit Artistik 2023, i cili do t’i dedikohet veprave shqipe.

MOS I HUMBISNI!

Më shumë