Rikthehen javët kulturore në Tiranë 💛
Pjesë e programit në hapje të “JKN” ka qenë muzika, performanca nga baleti kontemporan, “Carmina Burana” -finale “Fortuna” variant i shkurtuar, kori i madh i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Liceu Artistik, DJ, etj. Këto javë do të sjellin kultura nga kontinente të ndryshme si një mënyrë për të angazhuar sa më shumë të rinj.
Kujtojmë se ministrja e Kulturës, Elva Margariti pohoi se e gjithë puna do të jetë me moton: Shqipëria mikpret botën!
“Do të jetë një paradë ku marrin pjesë 17 vende, plus Bashkimin Evropian, si një ndërthurje e të gjitha kulturave nën flamurin e familjes së madhe evropiane. Të parët që hapin këtë udhëtim janë francezët, për të vijuar me Bashkimin Evropian, më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Izraeli, Spanja, Britania e Madhe, Suedi, Egjipt, Kinë, Gjermani, Japoni, Austri, Turqi, Hungari, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përmbyllur me një festë, me rastin e Festave të Nëntorit me Kosovën”, u shpreh ajo.
Sakaq sipas ministres kjo nismë është mirëpritur nga të gjithë vendet partnere. Por do t’i shërbejnë bashkëpunimit mes vendeve dhe do të çojë më tej gjallërimin e jetës artistike. Aktivitetet do të jenë të larmishme, në fokus artin, kulturën, traditën dhe më gjerë.
Gjatë Shtatorit na presin dhjetëra aktivitete ku Tirana do të presë Britaninë e Madhe, Suedinë, Egjiptin dhe Kinën.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter