Art

Rikthehen takimet në Klubin Kadare me “Viti i mbrapshtë”!

Megi Daci
27/09/2022

Rifillojmë takimet e “Klubit të librit Kadare” pranë Shtëpia Studio Kadare. 📚👓📖
Në takimin e parë të sezonit të vjeshtës do të bisedojmë mbi librin “𝙑𝙞𝙩𝙞 𝙞 𝙢𝙗𝙧𝙖𝙥𝙨𝙝𝙩ë” i shkrimtarit Ismail Kadare.

Ngjarjet e romanit “Viti i mbrapshtë” ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri. Gjë që shpjegon serinë e aleancave me synime të caktuara, si dhe ushtritë e huaja që ngatërrohen në këmbët e njëra-tjetrës, por pa u ndeshur mes tyre. Rivaliteti mes serbëve dhe turqëve i ndërlikon edhe më tepër punët
Na bashkohet në këtë takim si e ftuar speciale znj. Entela Kasi, poete, romanciere, përkthyese dhe eseiste.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e diskursit me panelistët dhe anëtarët tanë!
Ju mirëpresim! ☕️🫖📚

🔸Ju lutem rezervoni në DM! Pjesëmarrja është e limituar.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
shtepiakadare.tirana.al

Adresa: Rruga e Dibrës 25, Tiranë

Më shumë