“Mbill lulen tënde”, aktiviteti dedikuar natyrës

Megi Daci
11/10/2022

APR – Bashkia Tiranë organizon aktivitete të shumta, gjithnjë e më të shpeshta për edukimin, ndërgjegjësimin e frymëzimin tek brezi i ri mbi bimësinë, mbjelljet e pemëve e luleve, njohjen e mbrojtjen e natyrës, jetesën aktive e të gjelbër.
Në kuadër të projektit Orët Edukative, vjen aktiviteti i radhës “Mbill Lulen Tënde”, pranë serave në Farkë në bashkëpunim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit.

Fëmijët do të kenë mundësi të mbjellin lule dhe të mësojnë më shumë rreth natyrës, bimësisë dhe të gjitha proçeseve në dobi të rritjes. Një ditë mësimi ndryshe e mbushur me ndarje njohurish dhe kontakt nga afër me bimët.
Kalojmë një ditë ndryshe duke marrë njohuri dhe më pranë natyrës, datë 12 Tetor, ora 11:00.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë