Art

Një koncert simfonik – vokal me kompozimet e Ennio Morricones

Megi Daci
01/06/2023

Kompozimet e mjeshtrit të madh, Ennio Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të vijnë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, më datën 5 qershor, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane.

Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros, Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të përkujtojë  një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit.

Ky koncert do të zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë