Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër / Edicioni i 61

Megi Daci
03/07/2023

Prej disa ditësh në mjediset e QKF “Kujtim Alija” kanë nisur përgatitjet e nevojshme për edicionin e 61-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Ermir Zoga, drejtuesi i kësaj qendre thotë se edhe për këtë vit ka patur shumë prurje sa i përket materialeve teksa janë përzgjedhur 20 më të mirat.

Për shkak të paqëndrueshmërisë së motit është menduar që festivali të zhvillohet në teatrin “Migjeni” por atmosfera e tij do të ndihet edhe në hapësirat e ndryshmet të qytetit.

Edicioni i 61-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të mbahet në datat 4, 5 dhe 6 korrik.

Më shumë