Art

Ekspozita “Gjurmë” nga piktori Adrian Devolli, në galerinë FAB ekspozohen 31 punime në piktura, grafika dhe skulptura

Sindi Metushi
18/09/2023

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësine t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës personale të piktorit të mirënjohur Adrian Devolli, kuruar nga Valentin Cani. “Gjurmë” vjen përmes pikturave, grafikave, punimeve në skulpturë dhe qeramika. Piktori i njohur Adrian Devolli çeli ekspozitën e tij personale, me vepra që janë realizuar gjatë punës së tij ndër vite. Vepra e artit është një marrëdhënie e madhe emocionale, që duhet të përcillet tek publiku. Prandaj edhe punët e piktorit Adrian Devolli kanë një trajtim të veçantë piktorik.

Ekspozita është e ndarë në tre pjesë”, tregon piktori Adrian Devolli. Në një sallë të galerisë FAB pjesa më e madhe e punimeve janë grafika të mëdha në telajo, por aty ka dhe portrete, ka dhe një temë që flet për emigracionin. Në sallën qëndrore të galerisë FAB është një kompozim me kuaj, por i parë në situata të ndryshme koloristike. Ndërsa salla tjetër janë piktura pa tematikë. “Janë piktura të stilizuara, ka dhe kompozime.  Janë emocionet e mia”, tregon piktori Devolli për punët.

DITA / ORA

(E martë) 19:00\


VENDI

Galeria FAB

Rruga Ibrahim Rugova

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë