Një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës.
E vendosur në Romën e shekullit XIX, historia e operës “Tosca” na fton të eksplorojmë marrëdhënien komplekse mes një këngëtareje pasionante, një artisti idealist dhe një shefi policie sadist.
Kjo histori e jashtëzakonshme, ndër notat magjike të Puccinit, rikthen pas 13 vitesh mungesë në skenën e TKOB-së tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, 𝐒𝐚𝐢𝐦𝐢𝐫 𝐏𝐢𝐫𝐠𝐮, krah së cilit do të performojë sopranoja e skenave të mëdha botërore, 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐬𝐢𝐦𝐢𝐫𝐚 𝐒𝐭𝐨𝐲𝐚𝐧𝐨𝐯𝐚, ndërsa në rolin antagonist vjen baritoni 𝐂𝐚𝐫𝐥𝐨𝐬 𝐀𝐥𝐦𝐚𝐠𝐮𝐞𝐫.
Vjen me një produksion të jashtëzakonshëm të Fondazione Festival Torre del Lago, i cili kremton 100-vjetorin e Puccinit duke sjellë në TKOB një regjisore të përmasave botërore siç është 𝐌𝐚𝐧𝐮 𝐋𝐚𝐥𝐥𝐢.
✨Me solistët, korin dhe orkestrën e TKOB-së, nën dirigjimin pasionant të maestro 𝐉𝐚𝐜𝐨𝐩𝐨 𝐒𝐢𝐩𝐚𝐫𝐢 𝐝𝐢 𝐏𝐞𝐬𝐜𝐚𝐬𝐬𝐞𝐫𝐨𝐥𝐢, ju premtojmë 4 netë unike me 2 kaste të ndryshme artistësh.
🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!