Art

“Libra që duhet t’i lexoni…”/ 15 sugjerimet e Iva Tiços të ndara edhe me kategori të caktuara për të gjithë!

Silvia Tabaku
13/11/2024

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio nëpërmjet në lidhje telefonike ka qenë Iva Tiço. Gazetarja e njohur ka sugjeruar disa nga librat që duhet patjetër t’i lexoni duke qenë se jemi edhe në ditët e Panairit të Librit. Ajo ka bërë një ndarje me kategori të caktuara si më poshtë:

Motivues
  • “Sekreti”, Rhonda Byrne
  • “As të parët as të fundit”, Esther Perel
  • “5 gjuhët e dashurisë”, Gary Chapman
Lot dhe drama
  • “Paula”, Isabel Allende
  • “Lehtësia e papërballueshme e qenies”, Milan Kundera
  • “Lulet e shpirtrave”, Valerie Perrin
Dashurie
  • “40 rregullat e dashurisë”, Elif Shafak
  • “Muzeu i Pafajësisë”, Orhan Pamuk
  • “Dashuria në kohërat e kolerës”, Gabriel Garsia Marquez
Personazhe te njohur
  • Ben Blushi, “Parajsa Artificiale”
  • Tomë Kuja (Enkel Demi) “I rënë nga qielli”
  • Elsa Lila “Mirë se erdhe në Rebbibia”
Kuzhine
  • Libri i Çokollatës
  • 200 receta, Linda Fishta
  • Receta për 5 minuta, Arbana Osmani

Sa i përket ditës së parë të Panairit të Librit dhe se si ka shkuar çdo gjë Iva u shpreh se:

Sot ishte dita e parë, shkoi shumë mirë. Kishte që në orët e para shumë vizitorë për blerje dhe për kërkesa. Intervista dhe shumë gazetarë. E gjithë ajo zhurmë e bukur që bëhet njëherë në vit, është një adrenalinë e jashtëzakonshme.

Më shumë