
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përkujton këtë shkurt mësuesen, veprimtarin dhe patriotin e shquar Sevasti Qiriazi Dako. Kontributi i Sevasti në arsim, edukim dhe politikat e tyre, veçanërisht për gratë dhe vajzat, e kanë kthyer atë në një misionare të iluminizmit kombëtar përmes arsimit. E inkurajuar nga miqtë e saj, në vitin 1935 Sevastia filloi të shkruante një autobiografi në anglisht që mbeti e pabotuar në atë kohë. Për të gjithë ata që janë të interesuar për jetën dhe veprën e Sevasti Qiriazit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ofron tashmë dorëshkrimin e dixhitalizuar të autobiografisë së saj, duke i mundësuar lexuesit ta njohin, studiojnë dhe kështu ta vlerësojnë edhe më shumë këtë misionare të arsimit shqip. Falë teknologjisë së avancuar dhe me rezolucion të lartë të përdorur në Sektorin e Dixhitalizimit, do të mund të zmadhoni dhe shikoni lirshëm mbishkrimet në librin e pabotuar.
From:February 1, 2025
To:February 28, 2025