1 Qershori n’Shesh” është një ditë festive ku historia, filmi, arti dhe vallja shqiptare dalin në shesh për fëmijët dhe familjet.
📍 Paradite | Ora 10:00 – 12:00
📌 Përballe Teatrit Kombëtar të Kukullave
Fëmijët do të angazhohen në aktivitete kreative dhe edukative përmes programit “Argetohemi me historinë”, duke eksploruar trashëgiminë dhe historinë shqiptare në mënyrë interaktive. Aktiviteti do të moderohet nga Muzeu Historik Kombëtar.
🌙 Pasdite | Ora 18:00 – 21:00
📌 Përballe Teatrit Kombëtar të Kukullave
Sheshi transformohet në një hapësirë arti dhe kulture me:
💬 Shfaqje të veprave nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve për fëmijët
🎬 Shfaqjen e filmit “Mimoza Llastica” nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
💃 Mësime të valleve shqiptare për fëmijë dhe familje nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
🤝 Partnerë në organizim:
Muzeu Historik Kombëtar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Galeria Kombëtare e Arteve.
🙏 Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.