Tani kemi në duar të gjithë historinë e jetës së saj në një libër të titulluar “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”!
Një gjë e veçantë ka ndodhur. Një nga aktoret më të njohura dhe më të dashura nga i gjithë publiku shqiptar, tashmë vjen me një libër. Jeta dhe e gjithë karriera e aktores Tinka Kurti vjen tashmë në një libër të autores Anila Mema.
Rrëfimet e panjohura për jetën e aktores Tinka Kurti, janë përmbledhur në një botim te veçantë mes ditarit dhe albumit fotografik të titulluar “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”. Libri u promovua në një ceremoni ku ishin të pranishëm ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, aktorët Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Luftar Paja, etj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi artisten e madhe, Tinka Kurti, frymëzim për të gjithë brezat, që i dha shumë artit shqiptar përmes punës dhe sakrificës
E ke ndriçuar atë rrugë! Sot je një grua e nderuar dhe përulemi me shumë respekt para teje. Na ke frymëzuar të gjithëve na ke treguar se njeriu edhe pse rrëzohet, ngrihet përsëri për të ecur përpara. Këmbëngulja jote është një frymëzim për gjithë brezin e ri të aktorëve. Të jam shumë mirënjohës për këtë.
Nga ana tjetër Margaritari u shpreh se:
Tinka ia doli sërish jo vetëm të na mblidhte, por edhe të krijonte një atmosferë aq miqësore e të ngrohtë, sa vetëm një shkodrane plot humor si ajo mundet. E nderuar të merrja pjesë në promovimin e librit “Tinka Kurti-Ditari i një bashkëshorti” i autores Anila Mema, mbështetur plot dashuri e asnjë ngurrim nga Ministria e Kulturës.
Ajo vijoi duke thënë se tashmë kanë në duar një libër i cili ka brenda vetes shumë dashuri, pasion, ndjesi personale dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi ka shumë histori.