Art

“Në gjurmët e familjes së Ismail Bej Vlorës”, ekspozita më e re në COD

Megi Daci
23/11/2022

Në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Qendra për Hapje dhe Dialog #COD ka kënaqësinë e veçantë të çelë ekspozitën me titull: “NË GJURMËT E FAMILJES SË ISMAIL BEJ VLORËS” 🇦🇱.

Një nga ekspozitat më të veçanta të prodhuara nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD).
Figura e Ismail Qemal Vlorës e parë nëpërmjet 4 fotografive të përzgjedhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që tregojnë jo vetëm portretin, por dhe jetën e tij në vite të ndryshme. 

Risia dhe qëllimi i ekspozitës është të risjellë figurën e Ismail Qemal Vlorës pas një përpunimi të thellë grafik digjital të fotove të përzgjedhura me metodën piksel-për-piksel, duke përdorur teknologjinë më të fundit profesionale.

COD falenderon për bashkëpunimin Z. Ardit Bido, Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Z. Edvin Çelo dhe Alban Kardashin për përpunumin artistik të fotove dhe materialeve, si dhe pinjollin e një familjeje epokale, Z. Darling Vlora, për përshkrimet e fotove, të cilat na sjellin përpara imazhin e Ismail Qemal Vlorës në harkun e gjatë kohor të jetës së tij.

Si një atribut ndaj figurës së njeriut të parë të shtetit shqiptar, #COD sjell për herë të parë një ekspozitë me fotografi, dokumente, jetëshkrime e letërkëmbime të familjes Vlora, me përfaqësinë dhe kontributin e stërnipit të familjes, z. Nedin Qemal Vlora.

Hapur për vizitorët në datat: 24 – 30 nëntor 2022.

Orari: 17:30-20:30.

Ju mirëpresim!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
04 227 7546
cod.al

Adresa: Kryeministria, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë